Mediat amerikane raportojnë se aktori i njohur Al Pacino pritet të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare.
Sipas TMZ, Noor Alfallah, e dashura 29-vjeçare e aktorit të njohur është në muajin e 8-të të shtatzënisë.
29-vjeçarja ka qenë e lidhur me Pacinon që nga prilli i vitit 2022. Ajo më parë ishte në lidhje me këngëtarin e The Rolling Stones, Mick Jagger dhe miliarderin Nicolas Berggruen.
Pacino aktualisht është baba i një vajzë 33-vjeçare, Julie Marie, me ish të dashurën Jan Tarrant.
Ai gjithashtu ka binjakë 22-vjeçarë, Anton dhe Olivia, me yllin e National Lampoon’s Vacation, Beverly D’Angelo.
Në një karrierë që përfshin mbi pesë dekada, Pacino ka luajtur në shumë filma dhe ka fituar çmime të shumta.
Në vitin 1993, ai fitoi një çmim Academy Award për rolin e tij si një nënkolonel i verbër i ushtrisë në “Scent Of A Woman”.
Duket se Al Pacino do të ketë më shumë të përbashkëta me mikun e vjetër Robert De Niro, i cili gjithashtu u bë baba disa javë më parë, në moshën 79-vjeçare.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...