Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është përfshirë në një skandal seksual. Supozohet se skandali ka ndodhur vite më parë, por vetëm tani ka dalë në dritë.
Bëhet fjalë për disa akuza në lidhje me një modele amerikane, e cila pretendon se në 2009-n Ronaldo e ka përdhunuar dhe e ka paguar për të heshtur . Futbollisti ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, ndërkohë që ndaj tij është hapur një çështje gjyqësore në Las Vegas.
Pas këtij skandali ka reaguar edhe partnerja e Ronaldos, Georgina, e cila, përmes një statusi në Instagram shpreh mbështetjen për Ronaldon:
“Gjithmonë i kalon pengesat që të dalin rrugës. Me shumë forcë demonstron gjithmonë se kush je. Gjithmonë e më shumë, më i miri. Të dua”.
Ndërkohë që fotoja është shkrepur në stadium teksa ajo ndiqte një nga ndeshjet e tij.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...