Moderatori Adi Krasta ka rrëfyer edhe njëherë tjetër se si u largua nga puna herën e fundit.
Teksa fliste në studion e tij “A shoë”, Krasta tha se ishte kryeministri Edi Rama, ai që i tha pronarit të televizionit ku punonte që nëse nuk e largonte atë nga puna, do ta merrte si qëndrim armiqësor ndaj qeverisë.
Krasta shtoi më tej se rrjedhimisht pronari i televizionit e hoqi, për të ruajtur bizneset e tij.
“Po i tregoja një mikut tim të huaj si më hoqën nga puna herën e fundit. Njeriu më i pushtetshëm në vend, që dihet se është kryeministri i tha pronarit të televizionit ku punoja:
Ti mund ta mbash atë po ne do ta marrim si qëndrim armiqësor ndaj qeverisë. Dhe pronari, për të ruajtur bizneset më hoqi. Kur ia tregova kete mikut tim ai me tha nuk e besoj. Atëherë nuk ke ç’të bësh përveçse të pish birra dhe të flasësh për golin e fundit të Çelsit,”- tha Krasta.
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...