Kate Winslet ka përjetuar torturë të vërtetë nga moshatarët e saj.
Aktorja 41-vjeçare ka zbuluar se gjatë ditëve të shkollës ka përjetuar torturë të vërtetë nga bashkëmoshatarët e saj.
Detaje të dhimbshme nga e kaluara e saj ajo ka ndarë me 12 mijë të rinj në një ngjarje humanitare në Wembley Arena.
“Bashkëmoshatarët më keqtrajtonin në shkollë dhe më quanin lopë deti”, ka thënë Kate.
Ajo u ka thënë të pranishmëve se e kanë ngacmuar kur kishin kuptuar se dëshironte të merrej me aktrim. Ajo ishte “cak” për shkak të pamjes së saj dhe me një rast madje edhe e kishin mbyllur në ormanin e shkollës.
“Nuk ishte fort e këndshme. Madje, më thanë se mund të isha e lumtur në karrierën time nëse do të më ndajnë rolin e ndonjë vajze të trashë. Agjentët më thanë: “Ti, thjesht, nuk je ajo që po kërkojmë”. Këtë e kam dëgjuar sa herë”, ka rrëfyer Kate, e cila ka arritur të bllokojë gjithë këtë energji negative dhe të mbajë gjallë dëshirën për aktrim.
“Nuk kam dashur të heq dorë nga ëndrrat e mia. Ua kam kthyer goditjen. Më është dashur të injoroj të gjitha komentet negative. Më është dashur të besoj në vetvete dhe të punoj shumë”, ka treguar Kate.
Gjithë ky mund aktores i është shpërblyer me rolin kryesor në filmin “Titanic” pranë Leonardo DiCaprio. Jeta e saj që nga ajo kohë është përmirësuar për të mirë.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...