Aktorja turke, nuse për herë të dytë

13:42 | 6 Nëntor 2017
L G

Në qershor të këtij viti, aktorja e njohur turke Tuba Buyukustun e njohur si “Elifi” i dha fund martesës me aktorin Onur Saylak me të cilin ka dy vajza. Gjatë kësaj kohe përflitej se aktorja kishte nisur një lidhje me biznesmenin turk Umut Evirgen.

Dhe thashethemet dolën të vërteta kur çifti disa herë janë kapur mat bashkë. Edhe pse kanë vetëm pak muaj lidhje, ata kanë vendosur të marrin hapin e madh.

Mediat turke shkruajnë se Tuba Buyukustun do të kurorëzojë dashurinë në martesë në javën e parë të vitit 2018.

Ceremonia thuhet se do të jetë tepër intime pasi do të mbahet në shtëpinë e producentit Ferzan Ozpetek.

Kjo është hera e dytë që Tuba do të bëhet nuse pas dasmës me Onur Saylak në vitin 2011.

we5ey

vcnb

55525-640-0-59ff18fc298d3 55530-640-0-59ff18fc2a797 55532-640-0-59ff18fc2abfd

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme