Aktorja e humorit Rudina Dembaçaj, e ftuar në “Pasdite në Top Channel” ka treguar “luftën” me veten dhe heqjen dorë nga veset.
Sot Rudina është një femër elegante, mirëpo para disa vitesh aktorja peshonte 89 kile.
E pyetur nga moderatorja Jonida Shehu, Rudina rrëfeu gjithë procesin e transformimit, kryesisht përgjatë viteve 2008-2010, heqjen dorë nga alkoli, dietat dhe ushtrimet fizike, shkruan newsbomb.al.
“Kur isha student në Shkodër isha 89 kile. Shoqet më thonin që duhet të dobësohen, motra po ashtu. Nuk u konsultova me dietologë, u kujdesa për veten time. Fillova të lexoja për karbohidratet dhe proteinat, bëhesh vet doktor i vetes. Mua më pëlqente dhe alkooli atëherë. Ulesha me xhaxhain dhe pija raki’,tha Rudina.
Më tej, e pyetur nga moderatorja në lidhje me ndjesitë kur dilte para pasqyre, ajo u shpreh, “ Për dy muaj isha shumë e transformuar sepse përgjysmova kaloritë. Kur shihja reagimet e njerëzve motivohesha. Ishte pastaj ajo “self koefidenca” që të ndihmon më shumë.
Për dy muaj nuk i kisha thënë askujt se po mbaj dietë. Këtë gjë i besova vetes dhe rashë 35 kile për tre vite.Njerëzit surprizoheshin. Kishte njerëz që ju vinte gjynah për mua.”-u shpreh më the aktorja e humorit e cila vetëm pak ditë më parë është bërë nënë për herë të parë.
Më tej Rudina tregoi për regjimin dhe për trajnimin e saj deri në arritjen e linjave që ka tani.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?