Aktorja shqiptare zbulon sa pagoi, për tu ngjitur në skenë pranë Ritës

15:59 | 24 Qershor 2018
A. B.

Ende nuk është zbehur magjia e spektaklit që dhuroi në Tiranë këngëtarja Rita Ora.

Një moment shumë interesant ishte ajo e ngjitjes në skenë e disa vajzave nga Tirana, personazhe të njohura, teksa kënduan ‘Girls’ me Ritën. Një prej tyre ishte aktorja Enxhi Cuku. E ftuar në programin e moderatorit Ermal Peçit ‘Një kat më lart’ ajo tregoi emocionet e të kënduarit me të.

‘Kisha një ftesë, shkova më herët. U zgjodha, fat. Kam qenë dhe jam fansja e saj. Këngët e Ritës më shoqërojnë tani kudo. Unë e shijova shumë’.
Ermali e ngacmoi duke i thënë se shumë veta kanë menduar se sa lekë ka paguar ose cili është bërë ndërmjetësi për ngjitjen e saj në skenë.
‘Rita pagoi, jo unë (qesh) Ku paguaj unë, paguan ajo. Ishte rastësore. Askush nuk pagoi, as unë. Fat dhe vetëm fat’.

Zbuloni eksperiencën e saj me Rita Orën dhe detaje të tjera pas minutës së 3-të të intervistës në ‘Një kat më lart’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme