Pandemia e koronavirusit i ka bërë të famshmit të sillen jo si zakonisht. Vanessa Hudgens tha se njerëz do të vdesin dhe s’ke ç’i bën, Gal Gadot detyroi miqtë të këndonin “Imagine” të John Lennon dhe Evangeline Lilly po refuzon të karantinohet, transmeton lapsi. Edhe pse është bërë mëse e qartë që duhet të distancohemi […]
Pandemia e koronavirusit i ka bërë të famshmit të sillen jo si zakonisht. Vanessa Hudgens tha se njerëz do të vdesin dhe s’ke ç’i bën, Gal Gadot detyroi miqtë të këndonin “Imagine” të John Lennon dhe Evangeline Lilly po refuzon të karantinohet, transmeton lapsi.
Edhe pse është bërë mëse e qartë që duhet të distancohemi nga njerëzit, aktorja e “Lost” dhe “Ant Man” nuk do të rrijë në shtëpi për të parandaluar transmetimin nga njeriu në njeri. Përveçse po injoron paralajmërimet e OBSH-së, ajo e deklaroi në Instagram se po vë në rrezik familjen dhe gjithë ata që kanë kontakt me familjen e saj. Meqë jemi këtu, aktorja ka imunitet të dobët dhe jeton me babain e saj, që vuan nga leuçemia e gradës së katërt, që e bën sjelljen e saj edhe më të rrezikshme. Ajo postoi në Instagram foton e një filxhani çaji me përshkrimin: “Sapo çova fëmijët në kampin e gjimnastikës. Lanë duart para se të hynin. Po luajnë dhe po qeshin.” Kur ndjekësit ia vunë në dukje sa e papërgjegjshme ishte sjellja e saj, Evangeline iu përgjigj:
“Situata e tanishme më duket si shtetrrethim, e gjitha prej një gripi respirator. Është e lodhshme. Le të tregohemi vigjilentë. Dhe të sjellshëm. Të vëmendshëm dhe të hijshëm… të kthejmë sytë nga liderat tanë që të mos e përdorin këtë moment për të na vjedhur liritë dhe për të mos abuzuar me pushtetin.”
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet