Emma Watson planifikon që të ngre padi për shkak të vjedhjes së fotografive të saja nga rrjeti, ndërsa përfaqësuesit e saj për media kanë hedhur poshtë pohimet se bëhet fjalë për akte seksuale.
“Fotografitë, të cilat Emma i ka bërë me stilistin para disa viteve janë vjedhur. Nuk bëhet fjalë për foto lakuriqe të aktores.
Avokatët kanë marrë udhëzimet dhe nuk do të komentojmë më shumë”, tha për Variety përfaqësuesi i saj për marrëdhënie me media.
Rrjetat shoqërore dhe blloget kanë bërë të ditur se fotografitë e Watson ishin publikuar këtë javë në një rrjet të pa identifikuar për ndarjen e dokumenteve.
Watson (26), e cila është bërë e famshme me rolin e Hermion Grange në sagën për “Harry Potter”, është gjetur në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale më herët në muajin mars për shkak të fotografive të bëra për revistën Vanity Fair, në mesin e të cilave është edhe një në të cilën shihen gjinjtë lakuriq të aktores.
“Bëhet fjalë për lirinë, për çlirimin. Nuk e di se çka kanë të bëjnë gjinjtë e mi me këtë”, ka thënë Watson për Reuters.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...