Google ADS

Aktorja Johnson nuk pendohet për filmin Fifty Shades of Grey

14:06 | 10 Nëntor 2018
A. B.

Dakota Johnson konsiderohet si një prej aktoreve të reja më të njohura në botën e Hollywoodit.

Ajo në vitin 2015 mori vëmendjen më të madhe kur luajti rolin e Anastasia Steele në filmin “Fifty Shades of Grey”.

Që prej asaj kohe, tani 29-vjeçarja, është shfaqur në dy pjesët tjera të filmit në të cilin luajti përkrah Jamie Dornan.

Derisa “Fifty Shades” siguroi 1.8 miliard dollarë në arkat filmike, ai u kritikua për përmbajtjen erotike që kishte, por Dakota nuk është penduar që më shumë njihet për atë film.

“Nuk ishte punë e pamenduar. Isha e interesuar dhe e respektova. Jam krenare për ata filma dhe nuk mendoj se duhet të largohem prej tyre”, ka thënë Johnson.

“A do t’i bëja përsëri? Po, nëse do të ishin të njëjtat rrethana që kisha para filmave, natyrisht se do t’i bëja”, ka thënë ajo.

“Këta filma më shpien karrierën në një vend të mrekullueshëm dhe jam rritur si aktore. Edhe pse kishte disa pengesa gjatë kësaj rruge, kam mësuar shumë prej tyre”, ka thënë aktorja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme