Rain Dove deklaroi të jetë protagoniste e shkëmbimit të mesazheve me aktoren italiane të akuzuar për ngacmim seksual nga Jimmy Bennett. Mesazhet me tekst janë botuar në faqen e internetit të TMZ.
«Isha unë që përhapa mesazhet tekstuale të Asia Argento. Dhe do ta bëja sërish”. Modelja amerikane 27 vjeçare Rain Dove pranon hapur se ishte ajo që ia dërgoi policisë shkëmbimin e mesazheve ku aktorja pranonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Jimmy Bennett dhe që më pas u publikuan dhe në TMZ.
Rain Dove është dhe e dashura e Rose McGowan, një mike e ngushtë e Asias që sëbashku themeluan lëvizjen #MeToo.
Në një bisedë live me ndjekësit në Twitter, modelja thotë se vendosi të dalë hapur vetëm pas akuzave që iu adresuan partneres së saj McGowan: “Nuk mund ta shihja më që partnerja ime të akuzohej se kishte tradhëtuar besimin e Asias. Isha unë”.
Ajo thotë më tej se Asia nuk e ka marrë mirë publikimin e mesazheve në portal: “Më ka shkruar se jam një përbindësh”.
“Ishte padyshim një mik apo bashkëpunëtor me të cilin i kisha ndarë ato për të vlerësuar se çfarë të bëja … Një mik i babëzitur”.
Sa për foton e Bennet në shtrat me Asian, ajo i ka idetë e qarta. Ishte vete ajo që e dëgoi në TMZ në këmbim të 28 mijë dollarëve.
Së fundi ajo thekson se nuk ndjehet fajtore ndaj Argentit, duke u shprehur: “Drejtësia duhet të prevalojë”.
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore