Meryem Uzerli, aktorja e famshme me origjinë turke dhe gjermane, nuk e fsheh faktin se nuk kishte gjithmonë një jetë përrallore, ku një periudhë të vështirë, e cila ka ndodhur disa vjet më parë, me gjysmë zemre e kujton.
Disa vite më parë, ajo zbuloi se ish i fejuari i kishte kërkuar të abortojë fëmijën e tyre, por në fund vendosi ta mbajë, pa kërkuar ndihmë nga ai.
Gjatë periudhës duke filmuar serinë “Sulejmani i Madhërishëm”, jeta private morri kah negativ, ku për pasojë iu larguan shumë partnerë biznesor shkaku i problemeve të vazhdueshme rreth rritjes së vajzës, e cila gjë reflektonte në punën e saj.
“Në Antalia mora çmimin si aktorja më e mirë, po pikërisht në atë mbrëmje u përpoqa të bëj vetëvrasje”, tha bukuroshja duke shtuar më tutje se “shkova në dhomën e hotelit dhe hodha statujën e çmimit që u shkatërrua. Isha plotësisht e çmendur dhe fillova t’i prej duart, gjaku ishte kudo. Doja të dilja nga ballkoni dhe kërceja sepse vetëm ashtu do të shpëtoja. Doja të zhdukesha, pasi ndihesha e vdekur. Por, në vdekje pashë shpëtimin. Psiqikisht nuk kam qenë mirë”./opinion/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%