Aktorja e njohur turke përfundon në spital

12:59 | 14 Gusht 2018
Arbresh.info

Diçka e pa këndshme i ka ndodhur aktores së preferuar të shumë shqiptarëve. 

Gjatë koncertit të fundit të burrit të saj, Kenan Dogulu, e pranishme ishte edhe Beren Saat e cila më pas u dërgua në spital, transmeton lajmi.net

Ndërkohë që Kenan përformonte për publikun, Beren përfundoi në spital si pasojë e pickimit nga një bletë.

Në mediat turke thuhet se lajmi shkoi me vonesë tek këngëtari i cili nuk ishte shkëputur në asnjë moment nga skena.

Pas ndërhyrjes së nevojshme, aktorja është në gjendje të mirë shëndetsore.

Gjendja e saj aktualisht është më e mirë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme