Gjykata e Apelit në Stamboll ka dënuar me 11 muaj e 20 ditë burg aktoren dhe këngëtaren e njohur turke, Zuhal Olcay, shkruan Telegrafi, transmeton portali arbresh.info.
Verdikti i këtij dënimi iu komunikua nën akuzat për fyerje publike ndaj Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ngjarja për të cilën ajo akuzohet, kishte të bënte me fyerjet publike që ia kishte bërë Erdoganit në një lokal muaj më parë.
Dënimi i saj është zbutuar me pendesën e shfaqur nga aktorja për gabimin e bërë.
Ajo ka theksuar në Gjykatë se ajo çfarë kishte bërë “ishte një veprim impulsiv”.
Zuhal kërkoi abrogimin e vendimit të gjykatës ose kthim të dënimit në gjobë me para. Por gjykata vendosi vetëm shtyrje të dënimit me 1 vit e 6 muaj.
Aktorja Olcay është mjaft e njohur në Turqi, ndërsa ka qenë pjesë e më shumë se 15 serialeve turke që prej vitit 1980.
Roli i saj i fundit është ai i Sureyasë në serialin “Shoqëria e Lartë”. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...