Aktorja e njohur Anne Hathaway, për median britanike “Daily Express” është shprehur se planifikon të mbajë djalin e saj larg mediave sociale dhe tekonologjisë.
Arsyeja se pse ajo e ka marrë këtë vendim është sepse sipas saj, djali duhet të mësohet të jetojë në “botën reale”, transmeton portali arbresh.info
Aktorja 36-vjeçare ka djalin tre-vjeçar Jonathan me burrin e saj Adam Shulman.
Edhe pse shumë i vogël, ajo ka filluar të planifikojë rregullat për jetën e tij, në raport me mediat sociale.
Anne thotë se djali i saj duhet të dijë se ekziston një “element i rrezikshëm” për mediat online përpara se ai të jetë i pranishëm pranë tyre.
“Mundohem të kem pak kontrollë te fëmija im, në raport me mediat sociale dhe dua të sigurohem se ai do të jetojë në botën reale dhe do të ketë ndjenjen e qetësisë”, tha ajo.
Ndër të tjera ajo ka shtuar se dëshiron që të krijojë një hapësirë të lumtur për fëmijën e saj dhe burrin gjithashtu./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...