Para pak javësh është publikuar seriali më i ndjekur “Game of Thrones”. Ky është sezoni i tetë dhe i fundit, dhe është ndër më të komentuarit.
Ndërkohë aktorja e cila luan rolin e Daenerys Targaryen, Emilia Clarke, ka folur në një intervistë televizive për skenat seksuale. Ajo është shprehur se është ndier në siklet.
E arsyeja është pikërisht vëllai i saj, i cili punon në departamentin e kamerave në xhirimet e këtij seriali. Gjatë intervistës Emilia është shprehur se bën çdo gjë që vëllai i saj të jetë jashtë dhomës kur xhirohen skena të tilla.
Aktorja e famshme është pyetur edhe për punën me aktorin tjetër protagonist Kit Harington, i cili luan rolin e John Snow. Lidhur me të, Clarke u shpreh se Kit është treguar arrogant kur po xhironte momentet e fluturimit me dragua.
Ndërkohë kujtojmë se deri më tani janë transmetuar 3 seri të episodit të 8 të “Game Of Thrones”, kur kanë mbetur edhe 3 të tilla.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë