Aktorja e famshme pozon topless për revistën VOGUE

11:15 | 11 Tetor 2018
A. B.

Para shumë vitesh, ka qenë ndër personazhet më të komentuara.

Aktorja Giovanna Antonelli e cila nga të gjithë njihet me rolin e ‘Zhades’ nga seriali ‘Clone’ e ka rikthyer sërish vëmendjen e pubikut e kësaj here duke pozuar komplet e zhveshur.

Këtë e ka bërë në muajin e sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit dhe për nder të kësaj ajo ka hequr të gjitha rrobat për të pozuar për revistën prestigjioze “Vogue’ në Brazil.

‘’Dëshironim të bënim diçka provokuese në mënyrë që të tërhiqnim vëmendjen e njerëzve tek ato gjëra që kërkojnë vërtetë vëmendje. Sa më shumë femra të bindim që të kontrollojnë gjoksin e tyre vetë, aq më shumë informacion do të marrim rreth kancerit të gjirit’’, kishte shkruar ‘Zhade’ pranë fotos të cilën e ndau me ndjekësit në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BoWa4VxBBnk/?hl=en&taken-by=giovannaantonellioficial

https://www.instagram.com/p/BoXW3QwhFIG/?hl=en&taken-by=giovannaantonellioficial

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme