Aktorët e series së famshme “Friends” do të rikthehen për një episode të vetëm që do të zgjasë vetëm një orë.
Aktorja 55-vjeçare, Courteney Cox së fundmi iu bashkua komedianit Kevin Nealon për një episod të “Hiking with Kevin”, ku ajo zbuloi disa detaje në lidhje me ribashkimin e ardhshëm special të “Friends”, shkruan Fox News, transmeton portali arbresh.info
“Gjëja më emocionuese është se ne po bëhemi bashkë për të parën herë, në një dhomë, dhe të flasim për shoun”, ka thënë Cox. “Dhe do të jetë në HBO Max, jemi shumë të emocionuar”. “Ne do të kemi kohën më të mirë. Do të jetë e mahnitshme”, tha më tej aktorja.
“Por, ne me të vërtetë nuk i kemi bërë të gjitha këto dhe në fakt u ulëm atje dhe folëm dhe rikujtuam për këtë përvojë të jashtëzakonshme që kemi. Do të jetë fantastike”.
Edicioni speiclal i ribashkimit u konfirmua nga HBO Max javën e kaluar në një njoftim për shtyp. Në njoftim thuhej se Cox do të bashkohej me Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc.
Thuhet se bisedimet kishin nisur vitin e kaluar, mirëpo kishin dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me aspektin financiar, gjersa tani raportohet se janë pajtuar të gjitha palët.
Aktorët kanë bërë 1 milion dollarë për dy sezonet e fundit të serialit ikonik në fillim të viteve 2000, i cili u zhvillua nga 1994-2004.
Kjo do të jetë hera e parë që kasta do të shfaqet së bashku në ekran pas 16 vitesh. /arbresh.info/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...