Partitë politike të Kosovës po vazhdojnë të përforcojnë radhët e tyre me figura të reja.
Duket se trendi i ri i këtij viti është aderimi i aktorëve, këngëtarëve dhe make-up artistëve që po renditen përkrahë partive tona.
Një prej tyre që së fundi i është bashkuar skenës sonë politike është edhe Arta Nitaj. Kjo e fundit ka bërë të ditur se është anëtarësua në Partinë Demokratike të Kosovës.
“Nga sot fillova rrugëtimin tim të ri në fushën e politikës. Në Dekadën e Re të Partisë Demokratike të Kosovës, ku frymëzim për mua ishte Ariana Musliu Shoshi, anëtarja me vlerat më të larta njerëzore dhe intelektuale”, ka shkruar ajo ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.
Theksojmë se në këtë parti politike më parë kanë marrë librat edhe aktori tjetër i serialit, “O Sa Mirë” Fisnik Ademi si dhe regjisori, Ard Islami.
Ndryshe, kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 6 Tetor të këtij viti.
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...