Aktorja britanike dhe fituese e Oskarit Helen Mirren (73) ka folur vitet e fundit për atë se si bukuria nuk është e rëndësishme për të dhe se si ajo kurrë nuk do t’i hynte operacioneve plastike për t’u dukur më e re.
“Jam e moshuar dhe kam këtë pamje. Dhe më besoni, kjo është në rregull. Njerëzit po flasin për plakjen e hijshme dhe nuk kam ide se çfarë do të thotë kjo. Për mua, është të pranosh kush je, çfarë je dhe të ecësh përpara”, tha aktorja legjendare, transmeton portal arbresh.info
Ajo ka deklaruar se fenomeni Kardashian nuk është mbresëlënës për të, por megjithatë mendon se ka sjellë një gjë të mirë.
“Gratë lejohen të kenë kofshë dhe vithe, kjo është e mira e fenomenit Kardashian”, tha ajo.
Në intervistë, ajo gjithashtu zbuloi se sa e rëndësishme është pavarësia për të dhe prindërit e saj e mësuan që në moshë të vogël që ajo kurrë të mos varej nga një burrë. As emocionalisht dhe as financiarisht.
“Një nga gjërat që më mësuan prindërit e mi, dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua si grua, ishte se duhet të jesh i pavarur financiarisht. Unë gjithmonë kam punuar, kam bërë të paktën dy ose tre punë çdo vit të karrierës time. Tani jam financiarisht e pavarur dhe për këtë nuk më ndihmoi askush, e bera vetë”, tha ajo./arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...