Aktorit turk i vdes motra para syve

13:58 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në familjen e aktorit turk Engin Ozturk.

Pak ditë më parë 30 vjeçari ka humbur motrën e tij, Berrin Ozturk, avokate, pas një ataku në zemër.

Aktori së bashku me të motrën 44 vjeçare ndodheshin përpara gjykatës, kur papritur është rrëzuar para këmbëve të tij.

Motra e aktorit ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Kujtojmë se Engin është një personazh mjaft i njohur për publikun shqiptar, ai ka interpretuar në disa seriale , si: Cili është faji i Fatmagul?” Sulejmani i Mashërishëm, dhe se fundi në serialin i cili sapo ka nisur, ‘Shoqëri e lartë’, ku 30 vjeçari interpreton rolin e personazhit kryesor të serialit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme