Është aktor i njohur dhe shumë i talentuar po së fundmi, emri i tij është rradhitur krah shumë aktorëve të njohur në Turqi të cilët janë akuzuar për trafik droge.
Kenan Imirzalioglu, në dëshminë e tij në gjykatë, ka mohuar të jetë trafikant por ka pohuar diçka tjetër.
“Unë nuk jam një përdorues droge, por ama e kam provuar atë”- ka qenë kjo deklarata e aktorit simpatik. “Ka ndodhur disa ditë para se të realizohej operacioni i policisë dhe isha në ishujt e Greqisë. Disa ditë më vonë dolën pozitive dhe analizat e gjakut që më kishin bërë. Unë mendoja se po pija cigare dhe vetëm pasi ma ofruan e kuptova se ishte drogë”.
Aktori gjendet aktualisht në një periudhë të vështirë të jetës së tij duke qenë se shkëlqimi i dikurshëm është zbehur prej skandaleve të tilla. Ai këmbëngul që publiku duhet ta shohë vetëm në aspektin profesional dhe të lërë mënjanë jetën private./tring.al
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...