Tom Cruise ka detyruar producentët të ndërpresin xhirimet për “Top Gun 2”. Aktori ka kërkuar kohë të mësojë të pilotojë një helikopter, në mënyrë që skenat të jenë sa më realiste.
Të gjithë presin që Tom Cruise të rikthehet në ekran në rolin e Pete, në filmin e dytë të “Top Gun”. Por aktori ka ndërmënd t’i lejë fansat të presin, pasi ka shtyrë xhirimet e filmit, që parashikohej të dilte në vitin 2020.
Ai dëshiron që mësojë të pilotojë vetë një avion luftarak për ta bërë më realist filmin. Cruise njihet për interpretimin e skenave aksion. Në 2011 ngjiti kullën Burj Khalifa në Dubai, ndërsa për filmin “Fallout” në vitin 2018, ai realizoi një hedhje ushtarake me parashutë.
Mesa duket skenat tepër të rrezikshme i shtojnë adrenalinën aktorit, edhe pse shpesh herë ka pësuar edhe lëndime. Duke dashur t’i realizojë skenat vetë, në filmin “Mission Impossible”, 56-vjeçari u përpoq të hidhej nga njëra ndërtesë në tjetër, por përplasi kokën gjatë uljes. Ndërsa në një film tjetër theu këmbën gjatë xhirimeve.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...