Google ADS

Aktori shqiptar me famë botërore nxjerr në shitje vilën luksoze për 38 milionë euro

21:08 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Aktori me prejardhje shqiptare, që po korr sukses të madh në kinematografinë botërore, Jim Belushi, ka nxjerrë në shitje një vilë luksoze me vlerë 38,5 milionë euro në Kaliforni, aty ku edhe jeton.
63-vjeçari ka hapur zemrën për mediat amerikane, duke zbuluar se si duket në brendësi shtëpia e tij.

Vila në Brentwood të Kalifornisë me sipërfaqe 14200 metra katrorë ka 6 dhoma gjumi dhe 11 banja. Jashtë vilës ndodhet dhe një xhakuzi në një ambient të rrethuar me gjelbërim.

Aktori u lind më 15 qershor 1954 në Chicago nga prindër shqiptarë. Ai është martuar 3 herë dhe ka 3 fëmijë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme