Neritan Liçajn dhe bashkëshortja e tij Holta prej 21 vitesh janë bashkë.
Megjithatë ata nuk pëlqejnë ta konsiderojnë veten burrë e grua.
Çifti të ftuar ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina” treguan se nuk i pëlqejnë traditat, pavarësisht se i respektojnë ato. Ndonëse janë ligjërisht të martuar, ato nuk kanë bërë kurrë dasmë dhe nuk mbajnë unaza.
Gjatë emisionit ata treguan se janë njohur në Janar të 1997, në Akademinë e Arteve dhe se për aktorin Holta ka qenë dashuri me shikim të parë.
“Ne kemi qenë gjithmonë një çift anti-konformist, pa patur asgjë me ata që ruajnë ritualet e mrekullueshme të pirjes së kafeve, shkëmbimit të unazave apo të të bërit të dasmës. Ne të dy nuk kemi qenë tipa të tillë, ne vazhdojmë ta konsiderojmë njëri-tjetrin më tepër si dashnorë dhe jo si burrë e grua. Në vazhdojmë të jemi si ditët e para. Nuk e kemi diskutuar ndonjëherë dasmën, s’jemi tipa të tillë, nuk mbajmë unaza. Ne jemi njohur më 1997, unë isha asistent pedagog dhe Holta ishte studente. Ka qenë Janar kur jemi njohur dhe ishte sezon provimesh. Holta kishte shumë miqësi me studentët e mi. Më bëri përshtypje, ishte njeri plot dritë, e gjallë dhe pyeta një mikun tim për të. I thashë: “Shumë tip qenka”. Dhe ai më tha se do të ma prezantonte. Dhe ashtu ndodhi. Ishte një goditje dashurie me shikim të parë. I gjeta numrin e telefonit, filluan telefonatat dhe të dalurat për kafe siç ndodh zakonisht. Më pas filluam të frekuentoheshim”, tha aktori.
Ndërsa Holta zbuloi më tepër detaje nga fillimi i njohjes së tyre teksa shtoi se ka qenë ajo që ka tentuar ta puthë për herë të parë shkruan klan.
“Ne të dy nuk kemi qenë tipa të zakoneve, kemi bashkëjetuar që në vite të hershme, që kur ka qenë e pazakontë bashkëjetesa. Erdhi natyrshëm qëndrimi jonë bashkë, bashkëjetesa dhe celebrimi i cili ka qenë më tepër si gjë që duhej bërë. Ne nuk e kemi ndjekur traditën, edhe pse është gjë shumë e bukur. Kam qenë unë ajo që kam vajtur dhe e kam takuar Neritanin sepse kërkoja regjisorin e shfaqjes. Neritani ishte ndryshe nga djemtë e tjerë, të linte hapësirë. Madje kam qenë unë e para që kam tentuar ta puth, Neri nuk të ngacmonte me fjalë dhe as me veprime”, shtoi Holta.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...