Aktori i njohur, Bruce Willis, do të largohet nga aktrimi për shkak të diagnostikimin me sëmundjen e quajtur, afazi.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, duke shkruar ndër të tjera në Instagram: “Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi u diagnostikua me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.
Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë, Bruce po largohet nga karriera që ka shumë domethënie për të”.
Sëmundja e afazisë është një gjendje e cila largon aftësinë për të komunikuar. Ajo mund të ndikojë në aftësinë e të folurit, të shkruarit dhe të kuptuarit të gjuhës.
Bruce Willis është i njohur për një karrierë të gjatë në Hollyëood, për mbi shtatë dekada, duke luajtur në role kryesore në filmat të shumtë si: “Die Hard”, “Armadeddon”, “Pulp Fiction”, “The Fifth Element”, “The Sixth Sense”, “12 Monkeys and Sin City”, etj./abc.al/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...