Projekti ‘KanGur’ është një projekt që pritet të filloj së shpejti.
Audicionet janë mbajtur në Shqipëri ku kanë qenë të ftuar aktorët e të gjitha trevave shqiptare, shkruan arbresh.info.
Skenarin dhe regjinë e ‘KanGur’ e ka bërë Luan Kryeziu i cili njihet si realizues i produksionit amerikan “SQUATTERS”, dhe i përzgjedhur për serialin amerikan “Clash of the Vampires”.
Në këtë film krahas aktorëve nga Shqipëria po marrin pjesë edhe disa nga Kosova. Ata janë: Kushtrim Asllani, Shkelqim Bunjaku, Muhamed Arifi dhe Vlora Dervishi.
Aktori Kushtrim Asllani në një prononcim për portalin arbresh.info tha se projekti “KanGur” i ka dhënë një mundësi të madhe për aktorët e rinj.
‘Ky projekt audicionet i mbajti në Shqipëri dhe i ka ftuar aktorët nga të gjitha trevat shqiptare. Përzgjedhja e aktorëve ka sjellur edhe emra të njohur si Eva Murati dhe Klea Huta.
Përndryshe, xhirimet e ‘KanGur’ do të fillojnë këtë muaj./Arbresh.info
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...