Aktori Fatmir Haliti, me rolin e ‘Burimit’ nga filmi “Thundra” është fitues i çmimit “Best Actor” në festivalin ndërkombëtar te filmit “Branson film Festival” në Amerikë. Ky film është nën regjin e Shkelzen Sylejmanit dhe me producent Bujar Zeqirit.
Film “Thundra”, i regjisori Shkelzen Sylejmani është një film që trajton një temë shumë të ndjeshme dhe aktuale në vendin tonë me një fjalë për përfituesit e luftës, shkruan portali Arbresh.info.
Halitit u shpreh se ndjehet falënderues për këtë rol nga ana e regjisorit që iu dha ky rol.
“Në fillim dua të falënderoj për besimi dhe vlerësimi që më dha ky festival të cilët më bënë të ndjehem shumë mirë për çmimin si “Aktori më i mirë”, kjo është ajo që çdo koleg timin aktor e bënë krenare pas përfundimit të çdo projekti. Është shfaqja, promovimi dhe vlerësimi nga profesionistet tjerë dhurata më e madhe që marrim në aktorët, por gjithashtu e vlerësoj shumë regjisori për besimin që më dha mua këtë rol”, u shpreh aktori Fatmir Haliti, për Arbresh.info.
Haliti, është i njohur tek ne me rolin e “Metushit” ne serialin vendor “Pleqte”, si dhe serialin “Labyrinth”.
Ai është i angazhuar në shumë projekte, ndër më të suksesshmet ishin: Shfaqjet “Sundimi i Gruas” me regji nga Marigona Bekteshi, me të cilën edhe janë prezantuar në festivalin ndërkombëtar “RITU” në Belgjik. Pastaj shfaqja “Jashtë bie bore” në regji të Kastriot Saqipi, “Langojt”, ku regjinë e kësaj shfaqje e ka bërë Fatos Berisha, “Shtëpia në kufi” në regji të Ekrem Sopit.
Shfaqja “Si ta vrasim Presidentin”, me tekst të dramaturgut, Miro Gavran e regji të Marigona Bekteshi-Ferati, ishte shfaqja që ka pasur reagime ndaj etiketimeve dhe paragjykimeve se TKK-ja do të rikthej reprizën e shfaqjes “Si ta vrasim Presidentin” pikërisht në ditë kur ishte paralajmëruar edhe protesta e opozitës kundër presidentit Hashim Thaqi në vitin e kaluar.
Përmes këtij reagimi TKK, u patë shprehur se shqetësimin për keqpërdorimin që i është bërë emrit të TKK-së dhe veprës artistike “Si ta vrasim Presidentin”, është thellësisht i pamoralshëm dhe shprehë një mosrespektim flagrant për artin, për teatrin si koncept dhe keqpërdorim të vlerës artistike e kulturore që cilado parti politike, e bashkë me to edhe media të kurdisura kanë bërë në raportimet dhe publikimet e tyre.
Po ashtu kjo shfaqje në këtë vite do të prezantohet në Festivalin ndërkombëtar të Teatrit në Pragë./Arbresh.info.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë