Google ADS

Aktori i ‘O sa mirë’ tregon diçka për Duda Baljen

22:07 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Aktori Jeton Zogjani është treguar përherë i suksesshëm në realizimin e roleve të ndryshme dhe u bë mjaftë i pëlqyer përmes serialit “O sa mirë”, ku tashmë e luan rolin e Drejtorit të shkollës, shkruan “Kosovarja”.

Aktori në fjalë, ka komentuar disa nga personazhet e njohur të jetës publike, si Majlinda Kelmendin, për të cilën ka shprehur admirimin më të madh, pastaj Inva Mulen, për të cilën thotë se eksperienca e saj duhet të implementohet kudo ku ka shqiptar.

Por, nga revista “Kosovarja”, atij i është kërkuar të komentoj edhe për deputeten ekstravagante Duda Balje. Çka tha?

“Për veç që i luan nga fiqiri me të pasmet e saj deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kam për ta kujtuar si njeri të letrave. Parlamenti i Kosovës nuk ka hijeshi pa të. Haj medet që po plaket. Respekt për Duden”.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme