Aktori i njohur turk uron Kurban Bajramin në gjuhën shqipe

14:14 | 21 Gusht 2018
Arbresh.info

Kurban Bajrami festohet sot në mbarë komunitetin mysliman.

 

Mesazhe uruese kanë filluar që në orët e para të ditës së sotme, duke bërë thirrje të gjithë për paqe e dashuri në vend.

Edhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, i cili njihet si dhëndëri shqiptar, ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Përveç në gjuhën turke, Tolga ka uruar edhe në shqip me fjalët “Gezuar Bajramin”.

Kujtojmë që Tolgahan Sayisman është i martuar me modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi dhe që të dy jetojnë dhe veprojnë në Turqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme