Aktori i njohur amerikan Sean Penn, i cili do të përgatitë një dokumentar në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ka bërë xhirime përpara Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, ku është kryer vrasja, raporton Anadolu Agency (AA).
Sean Penn ka ardhur para konsullatës në Stamboll me një ekip prej dhjetë personash, në mesin e të cilëve ndodhen edhe roje. Sean Penn xhiroi për një kohë pas barrierave të policisë, kurse më pas kaloi përpara objektit të konsullatës, ku po ashtu bëri xhirime.
Aktori i njohur po i vazhdon punimet në rajon së bashku me ekipin e tij.
Khashoggi, gazetar dhe kolumnist saudit për gazetën The Washington Post, u vra pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.
Qeveria saudite ka ofruar sqarime të ndryshme nga njëra-tjetra në lidhje me vrasjen, duke e mohuar atë fillimisht, ndërsa më pas tha se vrasja ishte aksidentale dhe më në fund iu referua asaj si një operacion jashtë komandës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...