Aktori i njohur pranon akuzat për abuzim seksual

01:52 | 24 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Aktori James Franco ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me studentet e shkollës së tij të aktrimit, pothuajse katër vjet pas akuzave ndaj tij për sjellje të pahijshme seksuale. Ai pranoi të paguante 2.2 milionë dollarë në Korrik pasi u padit për përfshirje në “sjellje të pahijshme seksuale ndaj studenteve femra”.

Gjatë një interviste , aktori është shprehur se ndërsa jepte mësim, ai “flinte me studentët dhe kjo ishte e gabuar”. Ai tha se nuk e kishte filluar shkollën për të joshur gra apo për qëllime seksuale. Aktori tha se kishte qëndruar i heshtur për një periudhë kaq të gjatë sepse “kishte njerëz që ishin të mërzitur”.
Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal, të cilat ndoqën shkollën e aktrimit tashmë të zhdukur të Frankos, pretenduan se Franko u përpoq të “krijonte një rrjet të vajzave të reja që i nënshtroheshin shfrytëzimit të tij seksual personal dhe profesional në emër të edukimit”. Padia në grup e paraqitur në Los Anxhelos në vitin 2018 pretendonte se ai abuzoi me pozitën e tij dhe krijoi mundësi për role në filmat e tij.

Në këtë rast, studentët pretenduan se ishin viktima të mashtrimit për të paguar shkollën e aktrimit, ndërkohë që ishin objektivizuar dhe frikësuar seksualisht. Kur u shfaqën akuzat për herë të parë, Franko tha se ato nuk ishin “të sakta”./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme