Aktori i njohur i nënshtrohet operacionit në zemër

18:40 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar urgjentisht një operacioni në zemër.

Ylli i filmave aksion sipas TMZ ka bërë ndërhyrjen të hapur kirurgjike në zemër pas një procedure të zëvendësimi të dështuar të valvulave.

Ish guvernatori i Kalifornisë ka kryer ndërhyrjen në zemër e cila zgjati disa orë ndërsa pas kësaj sipas burimeve të afërta me të gjendja e aktorit tashmë është stabile.

Kjo nuk është hera e parë që Arnold i është nënshtruar operacionit në zemër.

Ai kishte një valvulë të zëvendësuar në vitin 1997, por, në atë kohë mjekët nuk e ndjenin nevojën se procedura duhej kryer urgjentisht, por Arnold vendosi ta bënte atë ndërsa ishte ende i ri.

Ndërsa, më herët gjatë kësaj jave ka dërguar një mesazh në përkrahje të luftës të një e një organizate kundër në të cilën zyrtarët tërheqin benefitet e kongresit për përparësi partiake./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme