Aktori i njohur i fton fëmijët që u lanë anash në Festën e Abetares të festojnë bashkë në ndonjë ëmbëltore

10:37 | 18 Maj 2022
A. B.

Aktori Fatmir Spahiu ka reaguar për rastin që ndodhi mbrëmë në Pejë, ku dhjetë nxënës të pakicave u lanë anash gjatë Festës së Abetares.

Aktori Spahiu është shprehur i irrituar nga ky rast, ku tutje ai ka ftuar këta fëmijë që të vijnë sot në Prishtinë e të dalin bashkë me aktorin në ndonjë ëmbëltore për të festuar bashkë Festën e Abetares.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Dhjete femijet qe i pame ne storje te Klanit, i ftoje neser te vijne neser ne Prishtine, te shkojme me naj ambeltore e ta bejme festen e Abetares bashke, qysh na ka hije. E te zhytemi ne shllag e qokollade.

Ju dua!

Jam i sigurte qe gjysma e ketyre mesimdhenesve kane perjetuar shkollat shtepi si pasoje e racizmit te sistemit te atehershem.

Racizmi nuk i takon askujte ne bote e sidomos popullit shqiptar, i diskriminuar e i shtypun per toke!”, ka shkruar Spahiu. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme