Google ADS

Aktori i ‘Game of thrones’ konfirmon se ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus

12:00 | 17 Mars 2020
Arbresh Info

Në një postim të bërë të hënën në Instagram, aktori Kristofer Hivju, i cili luajti Tormund Giantsbane në serine e ‘HBO’, tha që ai testoi pozitiv për Covid-19, shkruan lajmi.net.

Hivju, tha se ai dhe familja e tij po izolohen teksa janë në qarkullim lajmet e prekjes nga kjo sëmundje.

“Ne jemi në gjendje të mirë shëndetësore – kam vetëm simptoma të buta të një ftohjeje,” shkroi ai. “ka njerëz që janë në një situatë më të vështirë, prandaj ju këshilloj gjithë juve që të lani duart sa më shpesh, mbani një distancë prej 1,5 metra nga personi tjetër, izolohuni, thjesht bëni gjithçka çfarë duhet për të mbajtur larg këtë virus”.

https://www.instagram.com/p/B9zvkEHBRjf/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme