Can Yaman është një ndër aktorët më të përfolur të momentit në shtetin turk.
Aktori ka pasur një numër të madh të roleve në seriale si te “Erkenci Kus “, “Inadina Ask” dhe “Dolunay”.
Mediat kishin shkruar se ka prejardhje shqiptare, por deri më tani kur nuk është dokumentuar asgjë rreth kësaj teme.
Megjithatë, në një intervistë së dhënë për televizionin NTV, 28-vjeçari i përgjigjet pyetjes së gazetares se ku ka lindur.
Ai ia pret duke thënë se e ka prejardhjen shqiptare, pasi që gjyshen e ka shqiptare e ardhur në Turqi nga Maqedonia.
“Po gjyshja ime prej babës ka lindur në Shkup të Maqedonisë, gjersa gjyshi në Prishtinë. Pra jam nga ato trojet. Unë natyrisht kam lindur në Stamboll”, pohoi aktori që rolin e parë e kishte në serialin “Gonul Isleri”.
Ai ka kryer studimet në Universitetin e Drejtësisë gjersa ka kryer edhe disa kurse për aktrim, ku ka rënë në sy të regjisorëve dhe producentëve.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale