Google ADS

Aktori francez Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim

18:59 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Aktori francez Gerard Depardieu është akuzuar për përdhunimin e një aktoreje 22 vjeçare në Paris.

Ylli 69-vjeçar mohon ‘absolutisht’ akuzat, thotë avokati i tij për AFP, transmeton portali arbresh.info.

Pretendimet kundër aktorit të kalitur janë bërë edhe zyrtare në polici nga aktorja 22 vjeçare, sipas mediave franceze.

Depardieu është një nga aktorët më të njohur të Francës dhe ka luajtur në filmat si Cyrano de Bergerac dhe Jean de Florette./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme