Ai është njëri nga aktorët më të pëlqyer në vendin tonë, ku deri më tani ka qenë mjaft i angazhuar me role të ndryshme si në seriale e po ashtu edhe në shfaqje teatrale.
Fjala është për Fatmir Spahiun, i cili është tejet aktiv edhe në rrjete sociale, teksa herë pas here bën statuse dedikuar gjendjes në Kosovë, shkruan portali arbresh.info
Sonte erdhi lajmi i mirë nga IKSHPK ku sot janë shëruar 27 persona dhe 7 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
E “Buffi” ka reaguar me pozitivitet për rezultatet e kësaj nate.
“27 minus, 7 plus, dmth mundemii kadaaale me i nxe defat, por jo me ju mshu… thjesht ti mbajme HOT!”, ka shkruar aktori.
Veç tjerash, është përfolur edhe një rikthim i serialit shumë të pëlqyer “Kafeneja Jonë”, aty ku famë të madhe gëzoi Fatmiri, por që akoma nuk është dhënë një datë konkrete. /arbresh.info/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane