Google ADS

Aktori 66 vjeçar martohet me të dashurën 28 vjet më të re!

15:53 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

David Hasselhoff është martuar në një ceremoni private të mbajtur në shtetin italian.

 

Aktori 66-vjeçar ka kurorëzuar me martesë lidhjen me ish-modelen britanike, 38-vjeçaren Hayley Roberts, transmeton portali Arbresh.info.

Çifti romancën e tyre e filluar para shtatë vjetëve, kur bukuroshja i kishte kërkuar një autograf gjyqtarit të shout televiziv, “Britain Got Talent”.

Atëbotë ylli hollivudian i kishte thënë se do t’i japë autografin vetëm nëse i jep numrin e telefonit.

Theksojmë se në të njëjtën mënyrë siç u martuan, në prani të disa miqve, dyshja ishte fejuar para dy vjetëve.

Kujtomë se aktori i filmit, Knight Rider ka dy djem nga martesa me aktoren Pamela Bach.

Ndryshe, Hasselhoff është duke punuar në projekte të ndryshme filmike që do të xhirohen gjatë këtij viti. /Arbresh.info/

 

Të ngjashme