Shehrezadja’ dhe ‘Onuri’ po presin fëmijën e tyre të dytë.
Aktorja e mirënjohur turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Halit Ergenç janë në pritje të fëmijës së dytë.
Lajmin e konfirmoi bukuroshja turke, e cila duke folur për shtatzëninë tha se gjithçka po shkon mirë.
“Çdo gjë po shkon mirë. Ashtu siç e keni kuptuar nga mediat, ne po e presim fëmijën e dytë. Ndjenjë e bukur, e veçantë. Lutem që të gjithë femrat ta përjetojnë këtë ndjenjë”, tha ajo.
Ata u panë në një qendër tregtare. E pyetur rreth shtatzënisë, Korel i sqaroi të gjitha. Ajo konfirmoi se është shtatzënë, shkruan Haberturk.
Berguzari dhe Haliti janë të martuar prej vitesh, ata kanë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Ali.
Të dy u bënë të njohur për publikun kosovar me rolet e tyre në serialin “1001 Netë”./21Media
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...