Aktorja e njohur Aslı Enver dhe këngëtari i talentuar Murat Boz i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre 2.5 vjeçare.
Pas ndarjes mësohet se Asli është larguar dhe nga shtëpia në të cilën jetonin.
Para disa kohësh mediat turke kishin folur për një krisje të çiftit por që ata ishin ribashkuar dhe madje marrëdhënien e tyre e kishin kaluar në një fazë më sipër, prezantimin me prindërit.
E pas kësaj ngjarje nuk ishin të pakta aludimet se çifti simpatik po planifikonin dhe dasmën.
Por mesa duke çdo gjë është mbyllur me kaq, megjithatë nëse i hedh një sy profilit të tyre ende nuk i kanë fshirë fotot me njëri tjetrin, dhe urojmë kjo të jetë një ndarje e përkohshme, shkruan intv.al
Aslı Enver dhe Murat Boz u njohën dhe u dashuruan me njëri tjetrin përgjatë xhirimeve të filmit ‘Kardesim Benim’.
Të dy personazhet janë të njohur për publikun shqiptarë, Murat me këngët e tij ndërsa Asli nga filmi ‘Instambul Gelnin’ ku luan Sureya-n./intv.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...