Aktorja dhe këngëtarja e famshme Hilary Duff ka qenë caku i fundit i grabitjeve.
Ajo ka kuptuar efektin e keq të postimit të fotografive nga pushimet në Instagram, gjë që e shfaq shtëpinë e saj të zbrazët si cak i grabitësve të stolive.
TMZ ka kuptuar se dikush është futur në shtëpinë e Hilaryt në Beverly Hills, duke thyer derën dhe duke zbuluar vendin ku Duff i lë stolitë.
Alarmi nuk ishte ndezur gjatë tërë kohës.
Hilary dhe familja e saj ishin në Kanada.
Ajo postoi fotografi dhe video të shumta duke bërë të ditur se ishte jashtë shtetit.
Ajo është ende atje, kështu që policia ende nuk e di shtrirjen e grabitjes, shkruan rtv21.tv.
Burimet e TMZ thonë se dëmi i bërë arrin në qindra mijëra dollarë.
Hilary i bashkohet listës së të famshmëve që janë grabitur, përfshirë këtu Scott Disick, Ronda Rousey e Michael B. Jordan.
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...