Aktivisti Dr. A.C. ka ndërhyrë edhe në finalen e ‘The Voice’, në ceremoninë ‘National Television Awards’ dhe në emisione direkte televizive

18:07 | 13 Maj 2018
Arbresh.info

Tashmë është zbuluar identiteti i mashkullit që ndërhyri në skenën e Eurovisionit gjatë kohës kur po interpretonte përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar, SuRie.

Ai njihet si Dr ACactivism apo shkurt Dr. A.C., ndërsa aktivisti ishte dorëzuar në polici dhe qëndron i arrestuar.

https://www.youtube.com/watch?v=naeIHdXlg4c

Derisa këngëtarja ishte duke e interpretuar këngën “Storm”, ai ia mori mikrofonin dhe është dëgjuar duke thënë: “Nazistët e mediave të Mbretërisë së Bashkuar, kërkojmë liri”.

Ndërkaq, kjo nuk është hera e parë që Dr. A.C. ndërhyn në ngjarje të mëdha televizive. Në vitin 2017, ai kishte ndërprerë një performancë në finalen e ‘The Voice’, ndërsa këtë vit e ka ndërprerë Dermot O’Leary në ceremoninë National Television Awards.

Po ashtu, Stephen Nolan ka treguar se aktivisti kishte ndërhyrë edhe gjatë emisionit të tij të drejtpërdrejtë televiziv. Ndërsa mesazhi i tij ka të bëjë me mediat dhe mendimin e lirë.

Në bazë të asaj që thuhet në profilin e tij në Twitter, transmeton The Sun, ai është një filozof, aktivist, DJ/MC që jeton në Londër.

Dr. A.C. e ka shkruar një libër me titull “The Workings of The U.K State Mafia” (“Të bërat e mafisë shtetërore të Mbretërisë së Bashkuar”), të cilin e promovon me bluzat e tij edhe në rastet kur ndërhyn në ngjarjet e mëdha televizive.

https://www.youtube.com/watch?v=eVe2O6lYM_U

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme