Aktakuzë ndaj Tygas, ai nuk pagoi veturat e marra me qera

14:57 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Tyga mund t’i ketë dhënë konfliktit të tij të fundit në skenën e hip hpiot, por ai tash po pallafaqohet me një proces gjyqësor.

Reperi i klipit “Girls Have Fun” ka një Ferrari 2012 458 Spider dhe Rolls-Royce Ghost 2012 të cilat i mori me qera nga kompania Midway Rent a Car.

Ai në dokumentet e publikuara nga TMZ, ka ndërprerë në gjysmë pagesën e lizingut.

Tyga ka borxh prej plot 44 mijë dollarë për një Ferrari dhe më shumë se 84 mijë dollarë për një Rolls Royce, një total prej 127 mijë dollarë që nuk i ka paguar.

Përkundër faktit se kompania tentoi të bënte pagesat disa herë duke kontaktuar reperin, ai nuk e ka bërë këtë.

Tyga kishte probleme edhe me një veturë tjetër Maybach të cilën e huazoi për një festë të Floyd Mayweather dhe hyri në konflikt me pronarin pasi e vonoi pagesën.

Tyga kërcënoi personin në fjalë që tentoi t’ia marrë pagesën dhe sigurimi e largoi atë nga klubi ku u mbajt festa dhe truproja i reperit nxori edhe armën për të kërcënuar.

Duket se reperët nuk i kanë të gjitha veturat e veta edhe në Amerikë, i huazojnë ato.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme