Aktorit Will Smith iu kërkua që të largohej nga ceremonia e çmimeve Oscar 2022, pasi goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock, por ai refuzoi ta bënte diçka të tillë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Akademia, që u përfshi në polemika për faktin që vetëm disa minuta pas incidentit, i dha 53-vjeçarit çmimin e aktorit më të mirë.
Gjithashtu, Akademia bëri të ditur se ka nisur “procedimin disiplinor” ndaj Smith.
“Zotit Smith iu kërkua që të largohej nga ceremonia, por refuzoi. Nga ana tjetër, edhe ne e pranojmë që mund ta kishim menaxhuar ndryshe situatën. Njoftojmë se kemi nisur procedimin disiplinor ndaj Smith për shkeljen e rregullave të Akademisë”, lexohet në komunikatë.
Akademia thekson se masat ndëshkimore për Will Smith mund të vijnë në mbledhjen e radhës së bordit të saj, në 18 prill. /arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...