Atëherë kur menduam se përfaqësuesi shqiptar në Eurovision do të mbetej pa një klip, Eugent Bushpepa na surprizoi të gjithëve. Në fakt nga varianti fillestar i këngës në atë përfundimtar, nuk kemi ndonjë të re.
Por, kurresesi nuk mund të themi të njëjtën gjë për videon, e cila fatkeqësisht nuk duket të jetë origjinale.
I rinovuar në look, me flokët e prera shkurt, rokeri fitues i festivalit të Fundvitit u shfaq bardhë e zi në imazhet e këngës “Mall”.
Bushpepa mbetet disi i distancuar nga fabula e klipit. Këngëtari në rolin e rrëfimtarit, i le vendin protagonistëve në klip, aktorë të cilët me sa duket i kanë mësuar përmendësh lëvizjet e tyre.
Sipas “Jo vetëm modë”, janë të njëjtat fytyra që kemi parë pak muaj më parë në klipin e këngëtarit nga Kosova, Andos Sinani.
Madje jo vetëm aktorët, por thuajse gjithë atmosfera e klipit është e njëjtë. Kostumet popullore, loja me pluhur dhe kërcimi në çift i të njëjtëve balerinë, duken të ricikluar.
Eugent Bushpepa nuk preferoi të flasë për “Jo vetëm modë”. Në të vetmen intervistë të dhënë për mediat, ai pranon se është përgjegjës thjesht për këngën.
Ndërkohë juristja Ajola Xoxa e angazhuar kohët e fundit si drejtore artistike dhe regjisore klipesh, duket se i ka rënë për shkurt. Në videon e Gentit, ajo thuajse ka dublikuar të njëjtin koncept që kemi parë tek klipi i Andosit.
Por, e vërteta duket të jetë pak më ndryshe. Sepse ideja e klipit origjinal nuk paska qenë fare e Ajolës.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...