Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Ava Max, ka surprizuar fansat me projektin e ri muzikor.
Ajo ka publikuar këngën e re “Slow Dance”, derisa këtë herë ka bashkëpunuar me këngëtarin amerikan, AJ Mitchell.
Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale dhe artistja jonë shfaqet në disa skena tejet atraktive me 18-vjeçarin.
Amanda tashmë është shndërruar në një nga emrat më të komentuar në tregun muzikor botëror, falë projekteve të suksesshme që ka sjell deri më tani.
https://www.instagram.com/p/B2dTD0mFVZD/
Ajo njihet për dy këngët hite në repertoarin e saj të publikuara gjatë këtij viti, “Sweet but Psycho” dhe “So am I”, të cilat numërojnë miliona klikime në platformat e mëdha të muzikës si ‘Spotify’ dhe ‘YouTube’.
Në ndërkohë, Ava javë më parë lansoi klipin e “Thorn”, në të cilin shfaqet si një si një heroinë që ndeshet me kriminelët në klip, e më pas në një prej skenave thyen xhamin e veturës së të dashurit, duke i prerë atij rripin e sigurimit. /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...