Ata njihen si dy artistët më të njohur në estradën shqiptare, që vite më parë sollën revolucion në zhanrin hip-hop.
Getoar Selimi dhe Agon Amiga në fillim ata u prezantuan si grupi “Tingulli 3nt”, ndërsa vite më pas themeluan label-in e ri “Babastars”.
Ndërsa puna po u shkonte mirë, duket se në një moment atyre u është dashur t’i ndajnë rrugët.
Në një intervistë në ABC News, Agon Amiga ka folur rreth marrëdhënies që ka me Getoar Selimit, pasi u pyet nëse ende flasin.
“Fatkeqësisht jo, më fal që më duhet ta them këtu, i kemi ndërprerë në mënyrë shumë banale, kontaktet. Unë i kam thënë edhe atij, i kemi bërë 20 vite karrierë bashkë, eja i ndajmë gjërat në tavolinë, nuk po këndojmë më, por të paktën mbesim miq”, është shprehur ai.
Që një kohë të gjatë është përfolur për përçarjen e tyre, ndërsa deri më tani, përpos Amigës, nuk ishin prononcuar në media.
Rep-artistët shqiptar tashmë gëzojnë famë dhe sukses të madh, teksa nuk kanë të ndalur as projektet muzikore të tyre.
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...