Agnesa Vuthaj, ish-Miss Kosova dhe ish-Miss Shqipëria, rrëfeu në emisionin “Pasdite në Top Channel” jetën e saj para dhe pas kurorave të bukurisë.
Bukuroshja kujtoi fëmijërinë e saj në Istog: “Ka qenë fëmijëri e bukur, por jo me shumë aktivitete, pasi ishte koha para luftës”.
Agnesa veçoi kurorën e Miss Pejës si më simboliken për të: “Ishte vlerësimi i parë që më dha vetëbesim. Më pas fitova Miss Kosova dhe Miss Albania. Doja të isha pjesë në Miss Universe dhe për këtë arsye vendosa të merrja pjesë në Miss Albania, pasi Kosova nuk përfaqësohej në këto evente”.
Sot bukuroshja merret me dizajn, duke sjellë një linjë çantash cilësore dhe me çmim të përballueshëm për masën.
“Duke qenë se kisha një përvojë të madhe në spektakle dhe kisha takuar shumë persona që merreshin me modën, doja të krijoja diçka timen. Çantat më kanë pëlqyer gjithmonë. Ato të bukurat dhe cilësoret kushtojnë, kështu që vendosa të bëj një linjë me cilësi dhe me çmim të arsyeshëm”, u shpreh Agnesa./gsh/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...