Bukuroshja Agnesa Vuthaj shquhet si njëra prej ikonave të bukurisë kosovare.
Ajo vazhdon edhe pas kaq vitesh të pëlqehet dhe komentohet për paraqitjet e saj të shumta në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info
Sot bukuroshja feston ditëlindjen e saj të 34-të ku me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
E për ditën e lindjes Vuthaj ka realizuar një fotosesion ku shfaqet e shtrirë në një pasqyrë mbi një shtrat, teksa vë në pah fizikun dhe tiparet e saj të bukurisë.
Me një vështrim sensual po aq sa edhe artistik, Agnesa i bëri për vete fansat e saj mëngjesin e së shtunës, të cilët në hapësirën për komente nuk i kursyen urimet e shumta për të.
“Duke festuar veten time, 8 shkurt”, shkroi ajo në përshkrimin e këtyre imazheve.
Pëndryshe, Agnesa njihet si blogere e suksesshme, e cila ka arritur që markën e saj ta nxjerrë edhe në treg ndërkombëtar. / arbresh.info/
Berisha pa të ardhme tek Hoffenheimi, pritet të largohet nga...
La shtëpinë por mori mijëra ndjekës në Instagram, Gjesti vaz...
Pas dy klubeve italiane edhe Dortmundi interesohet për huazi...
Ahmeti, BE-së: Projektligjin për Liritë Fetare po e bllokojn...
Shkon në 126 numri i viktimave nga tërmeti në Tibet
Liria ndahet me tre futbollistë, njëri ndër ta gardiani Ymer...